Shoqata e Artistëve të artit Figurativ të Maqedonisë, nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sonte (18 tetor) me fillim nga ora 20:00 në Galerinë Kombëtare (Mala Stanista) do të hapë „Ekspozitën Vjetore”.
„Padyshim se ekspozitat vjetore apo ekspozita të artistëve të artit figurativ maqedonas kanë qenë gjithmonë ngjarje e madhe kulturore në mjedisin tonë. Kjo është arsyeja pse ato ekspozita janë komponent i rëndësishëm i kronikës së artit tonë të bukur. Një argument është i pamohueshëm: se nuk ka artist të artit figurativ maqedonas që nuk ka marrë pjesë në ato ekspozita, duke filluar nga ekspozita e parë e tillë në vitin e largët 1945, e deri më sot. Shoqata, për të kënaqur dëshirën e të gjithë anëtarëve për të ekspozuar punimet e tyre një herë në vit në një shfaqje të përbashkët, pa kriterin e selektivitetit, organizon këtë ekspozitë. Në fakt, në atë mënyrë rikthehet një praktikë e bukur, kur çdo artist, anëtar i SHAAFM-së, në fakt bëhet arbitër për vete, dhe njëkohësisht merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe rrezikun e ekspozitës”, njofton SHAAFM. Nga aty shtojnë se këtë vit në Ekspozitën Vjetore marrin pjesë 55 autorë, anëtarë të SHAAFM, të cilët përfaqësohen në kategoritë e pikturës, skulpturës, grafisë dhe mediave të reja.
Ashtu si në të kaluarën, edhe këtë vit, Shoqata e Artistëve të artit Figurativ të Maqedonisë në hapjen e ekspozitës do të ndajë disa çmime, edhe atë çmime për pikturë, skulpturë, grafikë dhe media të reja.
Ekspozita financohet nga Ministria e Kulturës dhe organizohet në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të R. së Maqedonisë së Veriut.