Festivali teatror “RUTA” do të mbahet në Teatrin e Dramës nga data 3 deri më 8 tetor, i cili përfaqëson Unionin Rajonal të Teatrove, i përbërë nga gjashtë shtëpitë teatrore nga rajoni MGL Lubjana, Teatri “Ulisis” nga Zagrebi, Teatri “Teatri i Odës 55” nga Sarajeva, Teatri i Qytetit nga Podgorica, Teatri i dramës nga Shkupi dhe Teatri dramatik i Beogradit.
Festivali do të hapet me shfaqjen premierë të shfaqjes “Firma” në produksion të I.N Teatri Dramatik – Shkup me regji të Nella Vitosheviq. Më 4 tetor nga Teatri i qytetit nga Podgorica e Malit të Zi do të luhet shfaqja “Dekameroni” me regji të Dejan Projkovskit ditë më pas shfaqja “Nora” nga Teatri Lokal i Lubjanës, Slloveni, me regji të Nella Vitosheviq; më 6 tetor “Djali” i “Teatrit të Odës-55” nga Sarajeva e Bosnjë-Hercegovinës dhe “Muzgu i zotave” nga Teatri dramatik i Beogradit, Serbi, me regji të Jagosh Markoviqit dhe më në fund më 8 tetor festivali do të mbyllet me shfaqjen “Otello”, produksion i Teatrit “Ulisis” nga Kroacia, me regji të Oksana Dmitrieva.
Sipas u.d drejtoreshës së Teatrit dramatik, Viktorija Rangellova Petrovska, shfaqjet do të fillojnë në ora 20:00 dhe pas çdo shfaqjeje do të organizohen tryeza të rrumbullakëta që do të jenë të hapura për publikun, ku publiku do të ketë mundësinë të takohet me aktorët, të bëjnë pyetje dhe të hapin diskutime rreth shfaqjes.
Ndryshe, gjatë një viti kalendarik do të mbahen gjashtë festivale në të gjitha shtetet anëtare të Unionit. Çdo teatër mund të interpretojë me shfaqje sipas dëshirës së tij. Festivali ka karakter spektakli dhe një nga synimet është ruajtja e vazhdueshme e prezencës së këtyre teatrove para publikut vendas gjatë gjithë vitit.