Sesioni online i rrjetëzimit për thirrjen Evropa Kreative për kategorinë “Projektet evropiane të bashkëpunimit” për vitin 2025

од admin_kult

Nëse planifikoni të aplikoni për thirrjen aktuale në programin Evropa Kreative në kategorinë “Projekte evropiane të bashkëpunimit” dhe ende ju mungojnë një ose më shumë partnerë, zyrat e Evropa Kreative me kënaqësi ju ftojnë të bashkoheni në sesionin online të rrjetëzimit që do të mbahet më 13 mars (e enjte) nga ora 11:00 deri në orën 13:00 me kohën e Evropës Qendrore (CEST). Në sesion do të prezantohen disa projekt -propozime nga e gjithë Evropa.

Thirrja për kategorinë “Projekte evropiane të bashkëpunimit” mbështet projekte që përfshijnë organizata të sektorit kulturor dhe kreativ nga vende të ndryshme, pavarësisht nga madhësia e tyre, për të zbatuar aktivitete sektoriale ose ndërsektoriale. Projektet duhet të kenë dimension të qartë evropian.

Më shumë informacione rreth takimit mund të gjeni në:

https://forms.office.com/e/QqiWM0d7xf.

Regjistrimi juaj do të vërtetohet në mënyrë automatike ndërsa lidhja me “zoom” do t’ju dërgohet një ditë para ngjarjes.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе