Në seminarin dyditor ishin pjesë e përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, Administratës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, IK – Institucioni Kombëtar I Muzeut Arkeologjik , Institutit për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe Muzeut-Manastir dhe IK i Muzeut të Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Ambasada e Italisë për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore.
Në seminar, ku morën pjesë përfaqësues të Ministrive të Brendshme, Mjedisit, Bujqësisë dhe Kulturës me ekspertë italianë, u shkëmbyen përvoja, mendime dhe qëndrime në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore, tregtisë ndërkombëtare të objekteve arkeologjike, sigurisë të vendeve arkeologjike dhe muzeumeve.
Në të ardhmen, edhe Ministria e Kulturës do të jetë pjesë e aktiviteteve që synojnë rritjen e efikasitetit në menaxhimin e trashëgimisë kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.