Sekretari shtetëror Aziri u takua me Abdulaziz Al Musallam nga Instituti i Trashëgimisë të Sharjas të Emirateve të Bashkuara Arabe

од admin_kult

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri ka takuar sot dr. Abdulaziz Al Musallam, kryetar i Institutit të Trashëgimisë të Sharjas, si dhe botues nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në atmosferë të këndshme dhe miqësore u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

U hapën edhe çështjet lidhur me bashkëpunimin e mundshëm aktual në të gjitha fushat e kulturës, duke qenë se është në proces të hartimit dhe miratimit të një Memorandumi për bashkëpunim në fushën e kulturës ndërmjet ministrive të të dy vendeve.

Sekretari shtetëror Aziri, mysafirit nga Emiratet e Bashkuara Arabe i dhuroi vepër artistike në autorësinë e tij personale, ndërsa në drejtim të afirmimit të bashkëpunimit të ardhshëm në veprimtarinë botuese, dr. Abdulaziz Al Musallam prezantoi botime me të cilat Instituti i trashëgimisë në Sharjah prezantohet në panairin e librit në Abu Dabi.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе