Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri ka takuar sot dr. Abdulaziz Al Musallam, kryetar i Institutit të Trashëgimisë të Sharjas, si dhe botues nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në atmosferë të këndshme dhe miqësore u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
U hapën edhe çështjet lidhur me bashkëpunimin e mundshëm aktual në të gjitha fushat e kulturës, duke qenë se është në proces të hartimit dhe miratimit të një Memorandumi për bashkëpunim në fushën e kulturës ndërmjet ministrive të të dy vendeve.
Sekretari shtetëror Aziri, mysafirit nga Emiratet e Bashkuara Arabe i dhuroi vepër artistike në autorësinë e tij personale, ndërsa në drejtim të afirmimit të bashkëpunimit të ardhshëm në veprimtarinë botuese, dr. Abdulaziz Al Musallam prezantoi botime me të cilat Instituti i trashëgimisë në Sharjah prezantohet në panairin e librit në Abu Dabi.