SEKRETARI AZIRI MORI PJESË NË EKSPOZITËN PERSONALE KLASIK

од admin_kult

Gjatë ditës së djeshme (20 Qershor), sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Valmir Aziri, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Klasik” të piktorit Gëzim Azemi.

Ekspozita u realizua në foajenë e Qendrës për Kulturë në Tetovë me një vëmendje të madhe për shpirtin artistik të piktorit dhe mesazhit që ai përcjell përmes veprave, që tregon se klasikja, tradicionalja dhe konservatorja janë vlera të cilat jo vetëm që s’do të humbin por edhe do të vazhdojnë të jenë parime mbi të cilat do të ngriten themelet e shoqërisë sonë.

Vlerat që piktori përçon përmes pikturave, janë edhe fytyrat e muzikës klasike, mjeshtrit ata të cilët vendosën themelet e muzikës klasike siç janë: Betoveni, Çajkovski, Mocarti por gjithsesi duke mos i harruar edhe figurat e shquara të klasikës Shqiptare, të madhen Nexhmije Pagarusha dhe shumë të tjerë.

Sekretari shtetëror i uroi kolegut dhe mikut të tij shëndet e suksese të reja në krijimtarinë e tij artistike.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе