“Së bashku si një” titullohet kolonia e parë artistike që do të mbahet nga 26 deri më 30 maj në Qendrën Informative dhe Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll.
Në koloni marrin pjesë nëntë artistë figurativ nga vendi. Punimet e krijuara për kohëzgjatjen e kolonisë “Së bashku si një” do të ekspozohen në QIK Stamboll më 30 maj, kur është paralajmëruar hapja e kësaj ekspozite mjaft të larmishme dhe interesante.