“Saat Kulla” në Manastir është shpallur trashëgimi kulturore me  rëndësi të veçantë

од admin_kult

“Saat Kulla” në Manastir merr verifikimin më të lartë dhe llogaritet ndër pasuritë kulturore me rëndësi më të madhe kulturore dhe sociale të qytetit.

Qeveria në seancën e mbajtur më 11 korrik mori vendim për shpalljen e “Saat Kullës” si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, nënkategoria- rëndësi të madhe.

Ora e Qytetit, me lartësinë 33 metra, dominimin në hapësirë ​​dhe mekanizmin e orës, është një nga simbolet më domethënëse të Manastirit.

Objekti është ndërtuar në vitin 1830 dhe ndodhet në parkun e qytetit, në zemër të Manastirit, në zonën ndërmjet kishës së “Shën Dhimitrit” dhe “Jeni Xhamisë”. Me vlerën e saj arkitektonike, ndërtimore, historike, sociologjike dhe dokumentare, “Saat Kulla” në Manastir është dëshmi e rrethanave socio-ekonomike dhe kulturore-historike në Manastir dhe më gjerë, brenda hapësirës ballkanike.

Kulla me fasada autentike prej guri është monument kulture që shquhet për specifikat e saj në ndërtimin, monumentalitetin, pamjen dhe shkallën e ruajtjes origjinale. Kulla shquhet edhe për veçoritë e saj arkitektonike dhe stilistike, materialin cilësor nga i cili është ndërtuar me vendosjen e gurëve të dekoruara dhe kolonat origjinale të mermerit, si dhe shkallët prej guri që të çojnë në majë.

Kulla e sahatit ka gjithashtu mekanizëm unik muzikor me 15 kambana që bën melodi specifike çdo gjashtë orë.

Në të njëjtën kohë, ky objekt jep theks të njohur urban në Manastir, sepse në raport me objektet monumentale në afërsi të tij krijohet një ansambël unik urban. Me këtë, “Saat Kulla” në Manastir llogaritet ndër pasuritë kulturore me valorizimin më të lartë kulturor dhe social si tipar dallues i “Qytetit të Konsujve”.

Të gjitha këto specifika janë përfshirë në Elaboratin për rivlerësimin e “Saat Kullës” në Manastir dhe në propozim-aktin për shpalljen e saj si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, nënkategoria rëndësi të madhe, të cilat janë shqyrtuar dhe miratuar nga Këshilli nacional i trashëgimisë kulturore.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе