Fillon Kolonia Ndërkombëtare e Arteve “Marko Cepenkov – Dren 2023”

од admin_kult

Në Qendrën e Kulturës “Marko Cepenkov” në Prilep nga sot (17 korrik) deri më 23 korrik, për të 15-tën herë do të mbahet Kolonia Ndërkombëtare e Arteve “Marko Cepenkov – Dren 2023”. Në koloninë e cila realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës do të marrin pjesë 19 artistë nga vendi dhe jashtë vendit.

– Këtë vit artistët do të punojnë në temë të lirë, në disa disiplina – skulpturë, instalacion, pikturë – duke përdorur materiale të ndryshme – dru, metal, mermer nga Prilepi – përkatësisht materiale natyrore për artistët që do të krijojnë instalacion, si dhe akrill në pëlhurë. Presim që këtë vit të krijohen rreth 40 vepra të reja arti, të cilat do të jenë pjesë e koleksionit të pasur të Qendrës. Kolonia filloi si koloni piktorësh dhe nga viti 2021 Kolonia Ndërkombëtare e Artit “Marko Cepenkov – Dren” filloi me punime skulpturore (metal, dru, mermer…), që i shton cilësi shtesë kolonisë dhe thekson punën në vepra të ndryshme.  Veprat e krijuara nga kolonia e sivjetshme do të prezantohen në ekspozitën në Qendër, ndërsa do të ketë prezantim edhe në disa qytete të Maqedonisë – theksojnë nga Qendra për Kulturë në Prilep.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе