Rezultatet nga Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në fusha të veçanta dhe aktivitetet e kulturës për vitin 2024

од admin_kult

Në pajtim me nenin 62 të Ligjit për kulturë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 и 11/18), Ministria e Kulturës sot, e enjte (8.2.2024), në ueb faqen e saj (www.kultura.gov.mk) i publikoi rezultatet nga Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në fusha të veçanta dhe aktivitetet nga kultura për vitin 2024.

Konkursi vjetor për mbështetje të projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2024 zgjati nga 3 tetor deri 8 nëntor.

Aplikimi u bë elektronik përmes platformës nacionale “e-shërbimet”, ndërsa afati u shty për dy ditë.

Në sistemin janë evidentuar 3132 aplikime, të parashtruara nga persona fizikë, shoqata, lidhje, asociacione, shoqëri tregtare, tregtarë individë dhe persona tjerë juridikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtim me ligjin.

Kriteret, prioritetet dhe matësit në bazë të të cilit u bë vlerësimi i projekteve në fusha të veçanta u përfshinë në Konkurset vjetore për financim të projekteve me interes nacional në fusha të caktuara dhe aktivitete nga kultura për vitin 2024.

Vlerësimi i projekteve dhe i programeve u krye nga komisionet e përbërë nga personat profesional dhe kompetentë në fusha konkrete, me respektim të parimeve të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe mosekzistim të konflikteve të interesave.

Në fokus të komisioneve ishin parimet: mbështetja e cilësisë, mbështetja e artistëve të rinj, shprehjeve novatore, projekteve me cilësi të dëshmuar tradicional dhe me renome, ruajtje të parimeve të përfaqësimit – nga aspekti gjinor deri te ai etnik.

Rezultatet e publikuara nga konkurset përmbajnë informata për: bartësin e projektit, titullin e projektit dhe mjetet e miratuara për realizim të projektit.

Ministria e Kulturës i publikon edhe rezultatet për projektet të cilat pas Thirrjes për institucionet nacionale nga fusha e kulturës, e cila u publikua në qershor 2023, i dorëzuan drejtorët e institucioneve nacionale, e të cilat do të jenë pjesë e programeve vjetore për punën e këtyre institucioneve.

Për projektet që janë zgjedhur, përkatësisht refuzuar, përkatësisht hedhur poshtë pas konkurseve vjetore parashtruesit e aplikimeve do të njoftohen në pajtim me Ligjin për kulturë. Për çdo projekt të parashtruar shfrytëzuesi do të njoftohet në formë elektronike. Subjektet projektet e të cilave janë zgjedhur në Konkurset vjetore pas marrjes së aktvendimeve, me Ministrinë e Kulturës, në pajtim me Ligjin për kulturë, do të lidhin kontratë për financimin e projektit me interes nacional në kulturë.

Në pajtim me nenin 65 paragrafi (5) i Ligjit për kulturë, kundër aktvendimit mund të parashtrohet ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe Procedurën e Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë. Ankesa nuk e prolongon ekzekutimin.

Për projektet që do të përfshihen në programet vjetore për punën e institucioneve nacionale, ministria e kulturës do të lidhë marrëveshje me drejtorët e institucioneve nacionale nga fusha e kulturës.

Në pajtim me Ligjin për kulturë, projektet e zgjedhur në Konkurset vjetore për vitin 2024 dhe projektet e përfshirë në programet vjetore për punën e institucioneve nacionale duhet të realizohen deri në fund të vitit rrjedhës.

Emrat e komisioneve që i kanë shqyrtuar fletëparaqitjet e dorëzuara sipas veprimtarive të caktuara, gjenden në lidhjen vijuese:

VEPRIMTARIA BIBLIOTEKARE

Institucione nacionale

Shfrytëzues tjerë

VEPRIMTARIA DRAMATIKE

Institucione nacionale

Shfrytëzues tjerë

Festivale nga I.N.

ARTE VIZUALE, ARKITEKTURA DHE DIZAJNI

Institucione nacionale

Shfrytëzues tjerë

MBROJTJA E TRASHËGIMISË SË PALUAJTSHME KULTURORE DHE TË MIRAT AUDIOVIZUALE

Institucione nacionale

Shfrytëzues tjerë

Mbrojtja e të mirave audio-vizuale

PROJEKTE NDËRDISIPLINORE

Projekte ndërdisiplinore

LITERATURA DHE VEPRIMTARIA BOTUESE

Institucione nacionale

Shfrytëzues tjerë

Manifestimet

VEPRIMTARIA NDËRKOMBËTARE

Institucione nacionale

Shfrytëzues tjerë

VEPRIMTARIA E MUZEUT

Institucione nacionale

Shfrytëzues tjerë

VEPRIMTARIA MUZIKORE DHE MUZIKORE-SKENIKE

Institucione nacionale

Shfrytëzues tjerë

Manifestimet muzikore dhe festivalet

VEPRIMTARIA FOLKLORIKE

Institucione nacionale

Shfrytëzues tjerë

Manifestimet folklorike dhe festivalet

INTEGRIMET EVROPIANE

Institucione nacionale

INDUSTRITË KREATIVE

Shfrytëzues tjerë

INVESTIME

Institucione nacionale

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе