Retrospektivë e filmave të xhiruar nga kinematografët laureat të festivalit ndërkombëtar të kamerës së filmit „Vëllezërit Manaki”

од admin_kult

Në prag të edicionit të 45-të të Festivalit ndërkombëtar të kamerës së filmit (FNKF) “Vëllezërit Manaki” dhe 50 vjetorit të Kinotekës, në muajt në vijim FNFK, Kinoteka dhe Qendra e Kulturës në Manastir do të organizojnë retrospektivë të filmave të kultit, kinematografët e të cilit kanë qenë deri tani laureatë të “Vëllezërit Manaki”.

Kinoteka njoftoi se çdo të mërkurë nga ora 20:00 do të shfaqë filma nga retrospektiva “Gjigantët e vëllezërve Manaki”, ndërsa në Qendrën e Kulturës Manastir këto shfaqje do të jenë çdo të hënë nga ora 20.00.

Retrospektiva do të fillojë më 7 shkurt me filmin “Persona” të vitit 1966 të kinematografit suedez Sven Nikuist, fitues i dyfishtë i Oskarit dhe fitues i  çmimit të parë Kamera e Artë 300 për arritje jetësore të  FNFK-së “Vëllezërit Manaki”. Regjisori i filmit është Ingmar Bergman.

Më 14 shkurt do të shfaqet filmi “Paris, Teksas” i xhiruar nga kinematografi holandez Robi Miler, fitues i çmimit Kamera speciale e Artë 300 për kontribut të veçantë në kinematografinë botërore në vitin 2002 dhe çmimit Kamera e artë 300 për arritje të përjetshme në 2016. Më 21 shkurt, programi paraqet filmin “Lebovski i madh” nga kinematografi britanik Roxher Dikins, fitues i çmimit Kamera e artë 300 për arritje jetësore në vitin 2018. Filmi është drejtuar nga vëllezërit Xhoel dhe Itan Koen. “Futu në rrëfim” i kinematografit belg Benoa Debi, fitues i çmimit Kamera e Artë 300 në vitin 2010, me regji nga Gaspar është filmi i fundit i retrospektivës, i cili do të shfaqet më 28 shkurt.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе