Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës këtë vit, Institucioni Nacional Biblioteka Universitare “Shën Klimenti Ohrit” – Manastir, përfaqëson Republikën e Maqedonisë së Veriut për herë të dytë në Panairin ndërkombëtar të librit, i cili mbahet nga 21 deri më 24 mars në Lajpcig të Gjermanisë.
Poetët maqedonas Nikolla Maxhirov dhe Ivana Jovanovska janë mysafirë të stendës maqedonase në kuadër të Rrjetit Evropian për letërsi dhe përkthime të librave, në Panairin e Librit në Lajpcig. Ata do të jenë pjesë e ngjarjes “Poezi për mos përkatësinë. Përshtypjet lirike nga Maqedonia e Veriut”, e cila duhet të zhvillohet të shtunën, më 23 mars.
Panairi Ndërkombëtar i Librit në Lajpcig, Gjermani, është një nga ngjarjet më të rëndësishme letrare në Evropë. Kontribuon gjithashtu në promovimin e autorëve që paraqiten në Panair dhe rrit shanset e tyre për t’u përkthyer në gjermanisht, por edhe në gjuhë të tjera të botës dhe të rajonit.
Një numër i madh ngjarjesh do të mbahen në këtë Panair, i cili përfaqësohet nga rreth 3000 ekspozues nga 40 vende.