Republika Çeke është vendi i fokusit të „MakeDox” të 13-të

од admin_kult

Vendi në fokus është Republika Çeke në suaza të programit të Festivalit të Filmit Dokumentar Kreativ „MakeDox”, i cili do të mbahet nga 18 deri më 25 gusht në Shkup. E ftuar nderi në festival është dokumentarja e njohur çeke Helena Tsheshtikova, e cila do të mbajë masterklas më 20 gusht në „Europe House Skopje”.

Programi „Vendi në fokus” do të zhvillohet nën titullin tematik „Eksperimenti i filmit çek – dy, zero, dy, dy” dhe do të përfshijë tetë filma të metrazhit të gjatë dhe disa të shkurtër, të animuar dhe të dokumentuar të animuar që do të prezantojnë më të fundit skenën dokumentare çeke.

Programi do të fillojë më 19 gusht me shfaqjen e filmit „René – Burgosja e Lirisë” (Republika Çeke, 2021) të regjisores Helena Tsheshtikova.

Programi Vendi në Fokus – Republika Çeke mbështetet nga Ambasada e Republikës Çeke në Shkup, Qendra Çeke – Sofje dhe Sivus – Grupi „Arikoma”.

Programi i festivalit të 13-të „MakeDox” do të prezantohet në katër lokacione – në Kurshumli an,  pllajë përballë Kurshumlianit, në Qendrën Kulturore Rinore dhe „Europe House Skopje”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе