Qendra kulturore dhe informative e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje viziton për herë të parë Sandanskin me projektin artistik “Lidhje”. Ekspozita e dhjetëvjetorit të projektit, e cila u vu në skenë në korrik 2023 në galerinë e Akademisë së Arteve Figurative në Sofje, tashmë mund të shihet nga publiku në qytetin bullgar të Sandanskit.
Në Galerinë e Arteve në shtëpinë e Kulturës në Sandanski më 8 nëntor 2023 nga ora 18:00 do të hapet ekspozita grupore “Takimi i llojit të dhjetë”, i përbërë nga vepra të 16 autorëve.
Ekspozita është pjesë e aktiviteteve të sivjetshme që shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Informojnë nga QIK-u i R. Maqedonisë së Veriut në Sofje për autorët pjesëmarrës në ekspozitë.
“Bëhet fjalë për artistë figurativ nga Maqedonia e Veriut që jetojnë dhe punojnë në Bullgari Marijana Ivanova, Perica Georgiev-Pepsi, Pavel Cellkoski, Marjan Xingarov, Ivo Pecov dhe Zoran Mishe. Gjithashtu përfshihen veprat e autorëve që jetojnë dhe veprojnë në Maqedoninë e Veriut si Gordana Vrencoska, Dejan Ivanov-Margush, Jana Maneva-Çuposka, Bedi Ibrahimi. Përveç tyre, janë përfshirë edhe autorët bullgarë Momçil Mirçev, Svilen Stefanov, Rosen Toshev”, theksojnë nga QIK – Sofje.
Për dashamirët e artit figurativ, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 19 nëntor.