Qendra Kulturore dhe Informative e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Fakulteti i Arteve Dramatike nga Shkupi dhe I.N. Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” në Kumanovë dhe në Shkup do të promovojnë librat “Njerëzit e lumtur nuk festojnë ditëlindje” nga Autori maqedonas Sasho Kokallanov dhe “Jeta e klasikut letrar” nga autori bullgar Pllamen Totev.
Më 11 janar 2024, me fillim nga ora 19:00 në Sallën e Vogël të Qendrës për Kulturë në Kumanovë, do të prezantohen veprat letrare nga Petar Andonovski, Stojan Sinadinov dhe Sashko Nasev.
Më 12 janar, në të njëjtën kohë në bufenë e Fakultetit të Arteve Dramatike, promotor të librave do të jenë Petar Andonovski, Nove Cvetanoski, Sashko Nasev dhe Stojan Sinadinov.
Promovimet e veprave do të mbahen në praninë e dy autorëve – Sasho Kokalanov dhe Plamen Totev.