Punëtori kreative me Dejan Dukovski në Sofje

од admin_kult

Dramaturgu i njohur nga Maqedonia e Veriut Dejan Dukovski, me ftesën e shoqërisë së pavarur teatrore „SPAMStudios“,në Klubin për edukimin estetik të artistit në Sofje, Republika e Bullgarisë, mbajti punëtori kreative për shkrimin dramatik. Dramaturgët e rinj në punëtori patën mundësinë që përmes diskutimit të hapur me Dukovskin të punojnë në përmirësimin e tyre.

Në suazat e qëndrimit në Sofje, Dukovski së bashku me regjisoren Ana Bateva dhe muzikantin Stefan Zdravevski, të cilët jetojnë dhe punojnë në Republikën e Bullgarisë dhe  me ish ambasadorin e RMV në Paris, Jon Ivanovski vizitoi qendrën informative-kulturore Maqedonase në këtë qytet.

Gjatë takimit mes Dukovskit dhe drejtorit Sashko Nasev bëhej fjalë për thellimin e bashkëpunimit i cili do të zhvillohej përmes promovimit dhe botimit të teksteve dramatike të dramaturgut maqedonas.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе