Me rastin e 60 vjetorit të Sallës Universale – Shkup, sot në ora 12:00 në Bibliotekën e qytetit “Vëllezërit Milladinovci” (kati i parë) do të bëhet promovimi i monografisë “Simboli i humanizmit në Shkup” nga autorja Vesna Damçevska.
Monografia botohet me rastin e 60 vjetorit të fillimit të idesë fisnike për të ndërtuar Sallën Universale, e cila u konceptua si një hapësirë multifunksionale e dedikuar për organizimin e manifestimeve të ndryshme, kulturo-artistike dhe ngjarje sportive më të vogla.
Libri është një dëshmi e përhershme e historisë së institucionit ku informacionet, të dhënat, materialet arkivore, tekstet, fotografitë, intervistat… konfirmojnë historinë dhe rëndësinë e tij kulturore. Janë mbuluar edhe ngjarje të shumta që tradicionalisht janë mbajtur në këtë hapësirë, mbi 5,000 ngjarje, të ndjekura nga mbi 5,800,000 vizitorë.
Monografia “Simboli i humanizmit në Shkup” është libri i katërt e autores Vesna Damçevska dhe është botim i Sallës së Universale të Shkupit, i botuar me mbështetjen e Qytetit të Shkupit.