Në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit”, sonte me fillim nga ora 21:00 në oborrin e kishës “Shën Sofja” do të mbahet promovimi i librave “Radio” dhe “Ritmi i çrregullt” i autorit Lupço Jolevski.
Jolevski është gazetar i cili karrierën e tij profesionale gazetareske e filloi në fillim të viteve 1980 në gazetën e rinisë së Maqedonisë – “Mllad Borec”.
Ndryshe, Lupço Jolevski ka botuar dy libra “Radio” dhe “Ritmi i çrregullt – Tregime nga skena bashkëkohore muzikore maqedonase”.
Për punën e tij shumëvjeçare në gazetari, Jolevski vitin e kaluar mori çmimin “13 Nëntori” që e ndau Qyteti i Shkupit.