Në oborrin para Qendrës së Kulturës “Marko Cepenkov” në Prilep nesër (7 gusht) nga ora 20:00 do të mbahet mbrëmje me këngë dhe valle hungareze.
Në koncert do të performojnë orkestra Juhas dhe grupi folklorik Duna Tanoda nga Baja (Hungari).
Koncerti organizohet nga Qendra e Kulturës, në bashkëpunim me Shoqatën e Hungarezëve Teledom dhe Ambasadën e Hungarisë.