Në lidhje me konferencën e sotme për media të SKRM-së, në të cilën u shprehën qëndrimet se nuk janë përfshirë, apo se janë futur me vonesë në hartimin e ligjit të ri për kulturën, Ministria e Kulturës njofton se është propozuar një ligj për realizimin e interesit publik në kulturë, i cili i është dorëzuar Kuvendit të RMV-së në janar 2020, për shkak të komenteve të shumta të bëra gjatë vetë seancës pas propozimit në Kuvend, në prill të vitit 2022 është tërhequr nga procesi i mëtutjeshëm i miratimit.
Duke qenë se kultura është jashtëzakonisht komplekse dhe heterogjene dhe prek interesat e realizimit institucional dhe joinstitucional, Ministria e Kulturës vendosi që draft-versioni i ri i ligjit të zhvillohet në një proces gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës që do të përfshijë të gjithë aktorët. Në këtë kontekst, një grup punues përgatiti një draft version në të cilin ishin përfshirë përfaqësues nga institucionet dhe sektori joqeveritar. Ky draft version fillestar i është dorëzuar për mendim SASHK-ut dhe SKRM-së.
Propozimi në SKRM është dërguar më 28 tetor 2022, pasi është harmonizuar procesverbali i takimit me Ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, të mbajtur më 14 tetor. Teksti i është dërguar sindikatave përfaqësuese me kërkesë që të paraqesin mendime dhe komente deri më 8 nëntor 2022. Në periudhën e ardhshme do të punohet për këtë draft version sipas propozimeve, komenteve dhe mendimeve të sindikatave. Afati nuk është i kufizuar dhe pas harmonizimit të tekstit me sindikatat do të nisë një procedurë e debatit të gjerë publik.
Ministria beson se sindikatat, me pjesëmarrjen e tyre në hartimin e ligjit të ri të shumëpritur për kulturën, do të japin një kontribut cilësor në rregullimin e kësaj sfere dhe do të kontribuojnë në miratimin e një ligji të ri, modern evropian për kulturën.
Sindikatat përfaqësuese në kulturë mbetën partnere të Ministrisë së Kulturës, ashtu siç ka qenë deri tani, me pjesëmarrjen e tyre në të gjitha proceset e kulturës, si miratimi i ligjeve, buxhetit, Marrëveshjes Kolektive. Jemi të përkushtuar për promovimin e të drejtave sindikale në kulturë, të cilat kemi besim se do të sjellin cilësi të reja programore në këtë zonë.