“Misteri dhe individualizmi” quhet ekspozita e artistit Sinisha Noveski që u hap në QIK të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb.
Në hapësirën ekspozuese të Qendrës u prezantuan 12 skulptura nga vepra e Noveskit, shumë prej veprave të të cilave janë të ekspozuara në hapësirë publike dhe janë pjesë e koleksioneve private në këtë vend, si dhe në Serbi, Bullgari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në prani të një numri të madh të ftuarish ekspozitën e shpalli të hapur prof. Milaim Fetai, Ambasador i autorizuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë.
Ekspozita është pjesë e kalendarit të ngjarjeve në fushën e diplomacisë kulturore të Galerisë Kombëtare. Kuratore e ekspozitës, e cila u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, është Maja Krstevska, kuratore e lartë në Galerinë Kombëtare.
Për audiencën kroate, pjesëtarët e diasporës maqedonase dhe të gjithë artdashësit, ekspozita do të jetë e disponueshme deri më 30 maj.