Presidenti Stevo Pendarovski do të nderojë Anka Gieva dhe Violeta Tomovska sot në një ceremoni solemne në Filarmoninë dhe në prag të 11 tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore.
Me Medaljen e Meritave për Republikën e Maqedonisë së Veriut pas vdekjes do të nderohen edhe Pece Atanasovski, Nikola Badev, Mirvet Belovska, Ajri Demirovski, Vaska Ilieva, Vanja Llazarova, Kiril Mançevski, Tale Ognenovski, Koço Petrovski, Aleksandar Sarievski dhe Jonçe Hristovski.
– Çmimi u jepet për kontributin më të madh në kultivimin, popullarizimin dhe ruajtjen e këngës popullore dhe origjinale maqedonase, si dhe për promovimin dhe afirmimin e krijimtarisë dhe kulturës muzikore maqedonase në kuadër ndërkombëtar, njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit.