Në skenën e Teatrit të Komedisë, sonte (11 shtator) në orën 20:00 do të jepet premierë, shfaqja e Teatrit Turk IK “Shems… mos harro” nga Ozen Jula, me regji të Stevan Bodrozhës.
Koreografia e shfaqjes është nga Krenare Nevzati-Keri, kostumograf është Rade Vasilev, ndërsa skenografia është realizuar nga Tanja Zhiropaxha.
Luajnë: Ines Radonçiq, Neat Ali, Erman Shaban, Selpin Kerim, Slagjana Vujoseviç, Emine Halil etj. Shfaqja jepet me titra në gjuhën maqedonase.