Premiera “Seks, gënjeshtra dhe dhimbje koke” në Teatrin e Komedisë

од admin_kult

Shfaqja “Seks, gënjeshtra dhe dhimbje koke”, e frymëzuar nga përvojat jetësore dhe autorësia kolektive, me regji nga Aleksandra Kardalevskës, do të shfaqet premierë sonte në orën 20:00 në skenën e Teatrit të Komedisë në Shkup. Shfaqja është dramë dinamike, e zgjuar dhe emocionale që ecën lehtësisht në vijën e hollë midis humorit dhe dramës, por gjithmonë mbetet e sinqertë dhe afër jetës. Përmes katër historive të ndryshme që do të ekspozojnë kompleksitetin e marrëdhënieve të dashurisë – nga keqkuptimet komike te zbulimet e dhimbshme – katër aktorë interpretojnë me mjeshtëri personazhe të shumtë, të vendosur në situata paradoksale të marrëdhënieve të tyre të dashurisë, sfidave martesore dhe pabesive.

Onur Ozcan u kujdes për skenografinë, kostumet dhe dizajnin vizual. Dizajni i ndriçimit është i Dushan Kardalevskit, muzika nga Oliver Josifovski, Davor Jordanovski dhe Mihajllo Mihajllovski. Dramaturge është Bllagica Sekulloska.

Rolet i interpretojnë Zhaklina Petrovska, Elena Kuzmanov, Toni Denkovski, Sergej Dimovski, ndërsa si zë paraqitet Zhaklina Stevkovska Drnasin..

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе