Shfaqja “Zonjusha Julia” me tekst të August Strindberg dhe regji të Meto Jovanovskit do të shfaqet premierë në Qendrën Kulturore dhe Informative në Shkup.
Në shfaqje luajnë Marija Kondovska, Andrej Serafimovski dhe Sandra Temova. Kostumet dhe skenografia janë të Blagoj Micevskit, ndërsa dizajni i posterit është i Vlatko Jovanovskit. Projekti është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.