Në skenën e Teatrit për fëmijë dhe të rinj në Shkup sonte nga ora 19:00 do të shfaqet premierë e shfaqjes “Ronja, vajza e grabitësit” nga autorja me famë botërore Astrid Lindgren, me regji të Jakub Maksimov nga Republika Çeke.
Siç informojnë nga Teatri për Fëmijë dhe të Rinj, është një tekst që nuk është vënë në skenë në formën e një shfaqjeje teatrale për fëmijë në vendin tonë.
Sipas drejtoreshës së Teatrit, Katarina Ilievska Siljanovska, shfaqja do të sjellë një freski origjinale në repertor. Në vetë shfaqjen, aktorët luajnë, udhëheqin kukulla, këndojnë, luajnë dhe krijojnë kolektivisht një vepër origjinale skenike.
Dramatizimi i dramës është i Gorjan Milloshevskit. Në shfaqje luajnë Matea Jankovska, Angela Dimitrova, Nikolla Nakovski, Katarina Ilievska – Siljanovska, Petar Stojanov dhe Miki Ançevski.
Skenografia e shfaqjes, dizajni i kukullave, maskave, kostumeve dhe dizajni i posterit dhe i broshurës është vepër e Olga Ziebinska nga Polonia. Kompozitor dhe shoqërues është i ftuari nga Serbia, Lazar Novkov.
Repriza e parë e shfaqjes së destinuar për fëmijë mbi gjashtë vjeç është caktuar për 27 dhjetor në orën 19:00.