Poetja maqedonase Nikolina Andova-Shopova u prezantua në festivalin e poezisë “Ars Poetika” në Bratislavë të Sllovakisë. Një përzgjedhje nga poezia e saj e përkthyer në gjuhën sllovake nga Zvonko Taneski kurse është botuar nga shtëpia botuese “Ars Poetika”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Festivali, i cili është një nga festivalet më të njohur evropian të poezisë dhe anëtar i platformës “Versopolis”, zhvillohet këtë vit nga data 15 deri më 22 nëntor nën moton “Kërko gruan” (Cherchez la femme) dhe i kushtohet ekskluzivisht autoreve femra dhe afirmimit të tyre.
Në kuadër të programit të festivalit, poetes sllovake Martina Strakova iu nda pllakata me çmimin “Urat e Strugës”, çmim ndërkombëtar i dhënë nga Mbrëmjet Strugane të Poezisë në bashkëpunim me UNESCO-n për librin debutues të autorëve të rinj nën moshën 35 vjeç.
Strakova ishte fituese e çmimit në vitin 2020 për librin e saj debutues “Kartolina nga vende të padukshme”.