Instituti francez në Shkup këtë vit feston pesë dekada nga themelimi dhe misioni i tij për promovimin dhe prezantimin e kulturës, mendimit dhe gjuhës franceze në vend, si dhe kontributin e tij në shkëmbimin kulturor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës.
Hapja e festës për 50-vjetorin e Institutit francez bëhet me spektaklin e kërcimit “Mozaik” të koreografit me famë botërore Murad Merzouki, i cili do të shfaqet nga grupi teatror francez “Cafig” sonte në orën 20:00 në Teatrin kombëtar të Maqedonisë.
Kjo vizitë ekskluzive e “Cafig” me performancën e kërcimit “Mozaik” është përgatitur në bashkëpunim me Dance Fest Skopje 2024, me performancën e të cilit do të mbyllet edicioni i 20-të i festivalit të vallëzimit. Ndër përmbajtjet është shfaqja e filmit që hapi Festivalin e sivjetmë të Kanës, “Akti i dytë” nga Kanten Dippier, i cili do të shfaqet si premierë për të gjithë rajonin e Ballkanit më 5 qershor në Cineplex kurse programi përfundon më 28 qershor me teatër rruge në rrugën “Maqedonia”.