Filmi „Dëshmitar” i Ali Azgarit në produksion iranio-francez mori kllapën „Patkoi i artë” në edicionin e 17-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit „Asterfest” që mbahet në Strumicë.
„Patkoi i argjendtë” e fitoi filmi „Bozhilak” i Aleksandër Vujoviqit (Mali i Zi, Italia, Shqipëria), ndërsa bronzin filmi „Mendja ime” i Martin Strenxh-Hansen nga Danimarka.
Çmimin për autor më të mire „Aco Aleksov” juria ia ndau për filmin „Daja im Tudor” të Olga Lukovnicova (Moldavi, Portugali, Hungari, Belgjikë).
Çmimi për skenarin më të mirë „Gjorgji Abaxhiev” shkoi për filmin „Xhelati në shtëpi” të Majkëll dhe Uri Kranot (Francë, Danimarkë, Kanada).
Filmi „Të shpërngulur” i Samir Karahodës nga Kosova mori diplomë speciale nga juria.
Programi i festivalit vazhdon në mbrëmje me shfaqjen e filmit „Zhurnal për Zhelimir Zhilnik” nga Janko Baljak, për nder të laureatit, ndërsa festivali do të mbyllet nesër me premierë speciale të filmit dokumentar maqedonas „Trn” nga autorët Nikola Pijamanov dhe Stole Angelov.