“Parakleta e erës” – ekspozitë personale e Dimitrie Duracovskit në Çifte Hamam

од admin_kult

“Parakleta e erës” titullohet ekspozita e Dimitrie Duracovskit, e cila do të hapet sot, të premten (1 shtator) në ora 20:00 në Galerinë Nacionale, objekti Çifte Hamam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Kurator i ekspozitës është Goranço Gjorgievski, kurator në Galerinë Nacionale.

Dimitrie Duracovski, si artist figurativ, nuk është paraqitur para publikut për gati katër dekada, por veçantia e tij në shprehjen artistike është objekt i analizës në disa studime dhe literaturë për teorinë e artit figurativ.

Ekspozita e Duracovskit në Çifte Hamam do të jetë në dispozicion të publikut deri më 21 shtator 2023.

Dimitrie Duracovski është shkrimtar dhe piktor bashkëkohor maqedonas. U lind në vitin 1952 në Strugë, ku kreu arsimin fillor. Në shkollën e arteve aplikative, dega pikturë diplomoi në Shkup në vitin 1975, në klasën e prof. Rodoljub Anastasov. Gjatë viteve të kaluara drejton galerinë “Vangell Koxhoman”, ku janë vendosur pikturat e ekspozitës së përhershme “Struga në të kaluarën”, dhe njëkohësisht drejton departamentin e artit bashkëkohor të Muzeut Nacional, duke organizuar dhe vënë në skenë 150 ekspozita individuale dhe grupore nga shumë artistë të rëndësishëm figurativ nga vendi, nga Jugosllavia dhe nga bota.

Gjatë viteve të kaluara, Duracovski ka realizuar disa ekspozita personale në Suboticë, Strugë, Ohër, Novi Sad dhe Shkup, si dhe është përfaqësuar në disa ekspozita kolektive.

Duracovski është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë që nga viti 1989. Veprat e tij letrare dhe vizuale janë objekt analize në disa studime dhe libra mbi teorinë e artit figurativ dhe të letërsisë.

Është fitues i çmimit shtetëror “11 Tetori” për vepër jetësore në vitin 2019.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе