Nesër (e shtunë), në ora 12, në Muzeun e Artit Bashkëkohor – Shkup, do të mund të shihet ekspozita “Defragmentimi” me vepra nga koleksioni i Muzeut me kurator personal.
Kjo do të jetë mundësia e fundit për kuratoren Bojana Janeva që t’i afrojë vizitorëve veprat e dhuruara nga artistë nga vendet e Evropës Qendrore sepse ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe për dy javë.
Më pas, në orën 13:00, në verandën përballë Muzeut të Artit Bashkëkohor me pamje nga Shkupi, si event shtesë, Muzeu organizon një matine me dixhej-set nga Mirko Popov dhe Violeta Kaçakova, gjatë së cilës vizitorët do të mund të shoqërohen dhe përmbledhin përshtypjet e tyre nga ekspozita.
Për publikun më të ri do të organizohet kënd për fëmijë ku ata mund të vizatojnë të inkurajuar dhe të frymëzuar nga ekspozita.
Ekspozita “Defragmentimi” prezanton vepra nga koleksioni i MAB – Shkup, të dhuruara nga artistë nga Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia. Ekspozohen 96 vepra nga 86 artistë. Kuratorë të ekspozitës janë Vlladimir Jançevski dhe Bllagoja Varoshanec.
Në këtë ekspozitë, e cila shënon 60 vjetorin e tërmetit të Shkupit, prezantohen përzgjedhje të pikturave, skulpturave dhe grafikave të krijuara gjatë shekullit të 20-të, më saktësisht në periudhën nga viti 1905 deri në vitin 1989, dhe paraqet pasqyrë përfaqësuese të arritjeve në art, disa brezave të artistëve nga vendet e Evropës Qendrore.
Siç thonë kuratorët, ekspozita është kujtim i solidaritetit botëror, koncept mbi të cilin bazohet MAB dhe gradimi i rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar është baza për avancimin e sferës sociale dhe ballafaqimin me sfidat e përbashkëta.
Në koleksionin e MAB – Shkup ruhen gjithsej 5291 vepra, duke përfshirë 22 vepra të 11 artistëve nga Sllovakia, 56 vepra të 27 artistëve nga Hungaria, 266 vepra të 105 artistëve nga Republika Çeke dhe 224 vepra të 136 artistëve nga Polonia. Si në aspektin sasior ashtu edhe në atë cilësor, veprat nga këto koleksione paraqesin vepra thelbësore nga koleksioni dhe konceptin bazë mbi të cilin bazohet MAB.