Në Muzeun e Qytetit në Kriva Pallankë në mbrëmje në ora 20:00 do të hapet ekspozita “Pafundësia” e artistes së njohur maqedonase Irena Paskali. Ajo do të prezantohet me projekt multimedial, instalim në hapësirë, video dhe fotografi. Kurator i ekspozitës është Gjorgi Kostovski, historian i artit.
Irena Paskali jeton dhe punon në Keln të Gjermanisë. Ajo ka mbajtur ekspozita të shumta personale dhe ka marrë pjesë në prezantime të shumta grupore ndërkombëtare. Ajo punon në media të shumta artistike, si video, fotografi, vizatim dhe film eksperimental.
Ekspozita “Pafundësia” organizohet në kuadër të manifestimit “Kriva Pallanka – Qyteti i Kulturës për vitin 2024”.