Orkestra  Nacionale e Xhazit do të mbajë koncertin e parë

од admin_kult

Orkestra Nacionale e Xhazit do të mbajë sonte në orën 20:00 koncertin e saj të parë në ambientet e Operës dhe Baletit Nacional.

Me këtë koncert, siç paralajmëron Orkestra Nacionale e Xhazit, i cili do të përfaqësojë një  simbiozë të krijimeve të big band-ave të autorëve të shquar të xhazit maqedonas të disa gjeneratave, solemnisht do të shënohet fillimi i sezonit koncertor të Orkestrës.

Për muajt në vijim, institucioni i ri nacional po përgatit repertor të përzgjedhur me kujdes që ndjek tendencat aktuale në muzikën xhaz, por gjithashtu përfshin performanca të klasikëve të xhazit nga skena vendase, rajonale dhe botërore, si dhe të ftuar nga emra të shquar muzikorë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе