Opera “Trubadur” me regji të Ivan Popovskit, hap Netët e 52 të operës së majit

од admin_kult

Me premierën e operës “Trubadur” nga Xhuzepe Verdi, me regji të Ivan Popovskit, më 9 maj hapet “Mbrëmjet e 52 të Operës së Majit”. Opera dhe Baleti nacional, ku do të mbahet programi i festivalit deri më 31 maj, paralajmëron vepra tërheqëse muzikore dhe skenike si dhe një shfaqje baleti.

Dirigjent i operës “Trubadur” në katër akte është Enrico Doviko nga Italia, skenografia është e Miodrag Tabaçki (Serbi), kostumograf Maria Pupuçevska dhe koreograf Sasha Evtimova.

Në rolin kryesor do të interpretojë tenori Zoran Sotirov, mezo-sopranoja Sanja Anastasia, Marjan Jovanoski, Sandra Mitrovska, Vlladimir Sazdovski, Dejan Stoev, Ana Rojdeva, Tihomir Jakimovski dhe Jane Dunimaglloski, si dhe kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit nacional.

Shfaqja e radhës e “Trubadur” është më 11 maj, me pjesëmarrjen e solistëve nga Kanadaja dhe Kili, ndërsa dirigjent është Ivan Eminović.

Përveç premierës dhe reprizës së “Trubadur”, më 15 maj në repertorin e Mbrëmjeve të Operës së Majit është edhe baleti “Bukuroshja e fjetur” nga Çajkovski, me koreografi të Viktor Jaremenko nga Ukraina. Me operën “Valkira” të Vagnerit më 18 maj mysafire është Opera dhe Baleti i Sofjes. Opera “Toska” nga Xhakomo Puçini, me regji të Ognan Draganov (Bullgari), me sopranon tonë Vesna Djinovska-Ilkova, në rolin kryesor, ekip vendas dhe të ftuar nga Serbia dhe Rumania, do të mund të transmetohet më 23 maj. Teatri Slloven i Muzikës së Dhomës nga Lubjana do të presë operën bashkëkohore acapela “Dasma”, një opera dhome për gjashtë zëra femrash, me regji të Andrej Jus, më 28 maj.

Tradicionalisht, Mbrëmjet e Operës së Majit përfundojnë më 31 maj me “Aida” të Verdit nën drejtimin e Nimrod David Fefer nga Izraeli- dirigjent në Teatrin prestigjioz të Operas “Metropolitan” në Nju Jork. Në rolin kryesor do të interpretojë solistja nga Austria, Monika Medek, ndërsa pjesë e ekipit, përveç basit tonë Igor Durllovski, janë mysafirë edhe nga Kina, Italia dhe Bullgaria..

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе