Nesër, e enjte (25 janar), nga ora 20:00, Orkestra Filharmonike do të mbajë koncertin “Odiseja”, ku do të interpretojnë vepra të kompozitorëve skandinav Edvard Grig dhe Jan Sibelius. Dirigjent është Kristian Rajf nga Gjermania ndërsa si soliste do të interpretojë sopranoja Afroditi Patulidu nga Greqia.
Rajf është kryedirigjenti i sapoemëruar i Orkestrës Simfonike në Gavle, Suedi.
Sopranoja Patulidu është gjithashtu kompozitore dhe fotografe si dhe merret me pikturë dhe poezi. Ajo ka interpretuar në Operën shtetërore në Berlin, Teatrin mbretëror në Madrid, Operën kombëtare greke, Filarmoninë e Berlinit dhe “Koncertgebau” në Amsterdam. Ajo jeton në Berlin kurse studimet i ka përfunduar në Selanik, më pas në Konservatorin mbretëror flaman në Bruksel dhe në Universitetin e arteve në Berlin.