Romani “Numri i vetëm amë” i shkrimtares Lidija Dimkovska në botim “Tre” është fitues i çmimit “Romani i vitit” për vitin 2023 që ndahet nga Fondacioni për avancim dhe promovim të vlerave kulturore “Sllavko Janevski”.
Në konkursin për këtë çmim letrar, i cili ndahet për të 25-ën herë në vend, ishin 36 romane. Gjatë përzgjedhjes janë mbajtur pesë takime, ndërsa në finalen për çmimin, përveç romanit “Numri i vetëm amë” të Dimkovskës, kanë qenë edhe romanet “Nëse lindin disa ndjenja: përmbledhje për dashurinë e Goces dhe Jankës ” nga Blazhe Minevski (“Matica Makedonska”), “Kam harruar” nga Tomisllav Osmanli (“ViG Zenica”), “Unë ende mund të bëj diçka” nga Frosina Parmakovska (“Ili-Ili”) dhe “Pallati i Gjelbër” nga Sibo (“Ars Libris”).
Sponsor gjeneral i çmimit “Romani i vitit” është Komercijalna banka Shkup, ndërsa çmimi është përkrahur edhe nga Ministria e Kulturës. Ai përbëhet nga plakëtë, statuetë unike dhe shumë monedhash prej 150.000 denarë.