Njoftojmë se për shkak të problemeve teknike të ndodhura për shkak të mbingarkesës së sistemit, Ministria e Kulturës njofton se afati për aplikim në Konkurset Vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në sfera të veçanta dhe aktivitete në kulturë për vitin 2024 është shtyrë deri në 8 Nëntor (e mërkurë), deri në orën 23:59.
Theksojmë se në 24 orët e fundit kanë mbërritur mbi 800 aplikime dhe ju bëjmë thirrje që të mos prisni momentin e fundit për të shmangur pengimin e procesit të aplikimit nga pikëpamja teknike.
Regjistrimi për Konkurset Vjetore bëhet me aplikacion elektronik në Portalin Nacional për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk.