Në qendrën e kongreseve të USHKM-së në Ohër, do të filloj shkolla e 56-të verore e seminarit ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup (MSMJLK në USHKM).
Në Shkollën, e cila do të zgjasë deri më 31 gusht, do të marrin pjesë rreth 70 njohës të huaj të gjuhës maqedonase dhe sllave nga 18 shtete, admirues të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase. Në seminar janë të regjistruar seminaristë nga Republika Popullore e Kinës, Shtetet e Bashkuara, Republika e Koresë, Italia, Franca, Greqia, Turqia, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Ukraina, Rumania, Federata Ruse, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Shqipëria dhe Republika Çeke.
Programi i Shkollës është planifikuar në mënyrë që seminaristët të ndjekin ligjëratat. Do të ketë grupe lektorësh për të gjitha nivelet e njohjes së gjuhës maqedonase – fillestare, e mesme dhe e avancuar – e cila ka dy nën-nivele, për gjuhë dhe për letërsi. Në Shkollë do të mbahen 11 ligjërata nga studiues eminentë, me tema të rëndësishme për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase, e disa prej tyre do të jenë për nder të përvjetorëve të rëndësishëm për maqedonologjinë dhe historinë maqedonase që do të shënohen në vitin 2023.
– Vijojnë, jubiletë 120 vjet nga botimi i librit “Për çështjet maqedonase” të Kërste Misirkovit, si dhe 120 vjet nga kryengritja e Ilindenit dhe 100 vjet nga lindja e Aco Shopovit. Në kuadër të Shkollës do të organizohet punëtori gjuhësore, ndërsa për seminaristët që janë të interesuar për folklorin maqedonas, tradicionalisht do të mbahet edhe kurs i vallëzimit maqedonas. Në kuadër të Shkollës do të mbahen edhe promovime librash, takime letrare dhe manifestime interaktive, ndërsa seminaristët do të jenë mysafirë specialë në manifestimin e 35-të ndërkombëtar “Nata e poezisë në Velestovë”, informojnë nga Seminari ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase.
Shkolla verore organizohet me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, ndërsa një pjesë e aktiviteteve programore do të realizohen me mbështetjen e Komunës së Ohrit.
Pas Shkollës Verore të 56-të, nga 1 deri më 3 shtator, në Qendrën e Kongreseve të USHKM-së në Ohër, do të mbahet Konferenca Jubilare e 50-të Shkencore Ndërkombëtare e MSMJLK-së në USHKM.