Në QKI – Tiranë ekspozitë individuale e Marjan Stojanoskit

од admin_kult

Në Qendrën Kulturore dhe Informative në Tiranë, Republika e Shqipërisë, në mbrëmje (11 shtator) në orën 20 do të hapet ekspozita e pavarur e artistit akademik Marjan Stojanoski.

Ekspozita është financuar nga Ministria e Kulturës, nga Programi vjetor për vitin 2023 për aktivitetet ndërkombëtare.

Historiania e artit, Viktoria Dimeska, për ekspozitën e Stojanoskit, thekson se gjuha e vorbullt dhe energjike në kompozimet asociative-abstrakte të këtij artisti akademik përcjell një ekspresivitet të fuqishëm.

“Duke kombinuar teknikat e vizatimit dhe pikturës, ai krijon përmbajtje të shtresuar, komplekse dhe dinamike të pasura me linja kontraste dhe sipërfaqe me ngjyra”, thekson Dimeska. Ajo shton se simbolet dhe shenjat plot ngjyra lë të kuptohet për gjuhë të pasur semantike subjektive të krijuar gjatë shumë viteve të kërkimit artistik dhe se duke stilizuar format dinamike dhe sipërfaqet piktoreske, artisti krijoi stil artistik autonom dhe specifik.

Stojanoski vitin e kaluar pati prezantim të shkëlqyer në QKI në Sofje të Bullgarisë me skulptura të formateve të ndryshme. Ekspozita “Panta rhei” me skulptura rrotulluese, prej metali dhe elemente druri, shkaktoi interes të madh tek publiku bullgar.

Artisti Marjan Stojanoski po përfundon studimet në Fakultetin e arteve të bukura në Shkup, në klasën e profesorit Ibrahim Bedi. Anëtar i Shoqatës së artistëve figurativ të Maqedonisë së Veriut – SHAFM. Dy herë ka qenë kryetar i SHAFM-së, ku në vitin 2015 si anëtar ka marrë çmimin për skulpturë “Jordan Grabull”.

Ka realizuar numër të madh ekspozitash, individuale dhe grupore.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе