Nesër (23 maj) në Qendrën Kulturore dhe Informative të Maqedonisë së Veriut në Zagreb do të prezantohet ekspozita e artistit Sinisha Noveski “Misteri dhe individualizmi”. Në ekspozita do të mbajnë fjalime prof. d-r Milaim Fetai, ambasador i Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Natalija Popovska, drejtoreshë e Qendrës Kulturore dhe Informative në Zagreb, prof. d-r Dita Starova- Qerimi, drejtoreshë e Galerisë nacionale dhe Maja Krstevska, kuratore e lartë në Galerinë nacionale.
Në ekspozitë do të prezantohen 12 skulptura nga puna e Noveskit, veprat e shumta të të cilit janë ekspozuar në hapësirë publike dhe janë pjesë e koleksioneve private në këtë vend si dhe në Serbi, Bullgari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për audiencën kroate, pjesëtarët e Diasporës maqedonase dhe të gjithë artdashësit e tjerë, ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 maj.
Noveski ka pasur mbi 20 ekspozita personale dhe mbi 30 ekspozita grupore. Ai është anëtar i DLUM-it, anëtar aktual i Këshillit të arteve, si dhe i Shoqatës së artistëve figurativ të Serbisë. Ka marrë pjesë në mbi dhjetë koloni dhe simpoziume artistike, ka fituar po aq çmime si për krijimtarinë e tij artistike ashtu edhe për punën si mentor-pedagog me studentë.
Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.