Formacioni muzikor i përbërë nga: Stojançe Kosovski – bori, Aleksandar Zlateski – bori, Goran Janev – bori, Vladan Drobitski – trombon do të interpretojnë veprat e njohura muzikore të: G. F. Handel, H. Purcell, J. F. Anerio, M. Ravel, N. R. Korsakov, A. PiJacolla, A. Aljabiev.
Kuarteti Maqedonas i Tunxhit u themelua në vitin 2013, prej kur u regjistruan shfaqjet e tyre të para. Muzikantët e kuartetit janë kolegë, punonjës të Operës dhe Baletit Kombëtar në Maqedoninë e Veriut. Kuarteti maqedonas i tunxhinjve ka performuar nëpër qytetet e Maqedonisë së Veriut, në Kavadar, Prilep, Manastir, Ohër, Tetovë, Berovë dhe Shkup, në kuadër të festivaleve dhe koncerteve të pavarura.
Në vitin 2019, kuarteti maqedonas i tunxhëve performoi para një sallë të mbushur plot në QIK në Sofje. Ansambli mirëpret publikun me një program të ri koncertesh në koncertin e dytë në QIK të RMV në Sofje.