Në galerinë e arteve në QK “Marko Cepenkov” në Prilep është hapur ekspozita me vepra nga Kolonia artistike “Dren 2023”, e cila u mbajt sivjet në korrik për të 15-tën herë.
Ekspozita prezanton mbi 30 vepra të bukura dhe skulpturore të artistëve Pavlina Kopano, Sllavica Taneska, Aleksandra Dimitrova, Mirjana K. Maseti, Damjan dhe Elena Gjurov, Stefan Ançevski, Bllagojçe Naumoski-Bane, Metodi Iskov, Maja Raleva Milladinovski, Filip Joveski, Filip Pereski, Maja Taneska, Toni Çatleski, Verçe Nikolloska, Sllavço Pavleski, Gabriell Dimitrovski, Filip Risteski, Elena Panteliq dhe Marjan Stojanoski, të cilat mbeten trashëgimi e qëndrueshme për Qendrën e Kulturës së Prilepit dhe për vendin.
Fondi i veprave të krijuara në Koloninë “Dren” në vitet e kaluara ka arritur tashmë mbi 400 vepra të artistëve më të mirë nga vendi dhe jashtë vendit.
Me ekspozitën, e cila realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, QK “Marko Cepenkov” përmbylli aktivitetet programore për vitin 2023.