Sot në Pogradec u mbajt mbledhja e përfaqësuesve të lartë të qeverisjes qëndrore dhe lokale të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë ku u konstatua që komisionet kombëtare të UNESKO angazhohen të punojnë me përfaqësuesit e tyre adekuat qeveritar për përforcim,partneritet dhe vizion për përmirësim deri në nivel më të lartë të mekanizmit për menaxhim bilateral për Rajonin e Ohrit. Në këtë mënyrë theksohet angazhimi i përbashkët kundrejt implementimit të suksesshëm të Konventës së Trashëgimisë Botërore, si dhe kundrejt mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerës së saj të jashtëzakonshme universale.
Në takimin e Komitetit të përbashkët për menaxhimin e pellgut ujëmbledhës të Liqenit të Ohrit morën pjesë Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, si dhe zyrtarë të qeverisë së Republikës së Shqipërisë-zëvendës ministrja e Kulturës Meri Kumbe dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor Mirela Kumbaro Furxhi. Kontributin e tyre në takim e dhanë edhe kryetarët e komunave të Pogradecit,Korçës,Ohrit,Strugës dhe Debërcës, si dhe përfaqësues të tjerë të insitucioneve relevante nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Shqipërisë.
Të pranishmit rranë dakord që me këtë takim vërtetohen angazhimet nga Deklarata e përbashkët e miratuar vitin e kaluar, ndërsa me ngrijten e statusit të Komitetit të përbashkët për menaxhimin e pellgut ujëmbledhës të Liqenit të Ohrit në nivel politik, merret hap i rëndësishëm me të cilin ndërmerret përgjegjësi direkte për mbrojtjen e Rajonit të Ohrit.
Në takim u konstatua që detyra e parë e përbashkët bazë është përpilimi i planit Strategjik për rehabilitimin e Rajonit, që duhet të dorëzohet në Qendrën për trashëgimi botërore të UNESKO, si dhe i Raportit të përbashkët për gjendjen e mbrojtjes së „Trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit“ që në fakt perfaqëson një lloj udhërëfimi për shtetet që plotësojnë kërkesat dhe sugjerimet e UNESKO për mbajtjen statusit të kësaj trashëgimie botërore.