Baleti klasik “Bukuroshja e Fjetur” nga Petar Iliç Çajkovski do të shfaqet në mbrëmje (17 nëntor) dhe më pas më 21 nëntor me fillim nga ora 20:00 në skenën e Operës dhe Baletit Nacional.
Opera dhe Baleti Nacional bën me dije se biletat për shfaqjen e 17 nëntorit janë shitur.
Dirigjente e shfaqjeve është Bisera Çadllovska, koreograf Viktor Jaremenko (Ukrainë), asistent koreograf Tetjana Belecka nga Ukraina, skenograf dhe kostumografi Miodrag Tabaçki nga Serbia, dizajni i ndriçimit Milço Aleksandrov, mjeshtri i koncertit Jane Bakevski, solo violinë Kliment Todoroski.
Në rolet kryesore të shfaqjes së sotme do të interpretojnë: Mimi Pop Aleksova Atanasovska, Francisko Himenez Ruiz (Spanjë), Amanda Roça (Brazil), Angella Velevska. Në rolet kryesore më 21 nëntor do t’i interpretojnë Marija Kiçevska Shokarovska, Francisko Himenez Ruiz (Spanjë), Natasha Trendafillova Gicev, Angella Bogatinova si dhe, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.