Në Manastir fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit Etnografik

од admin_kult

Sonte në Manastir fillon edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Etnografik, me të cilin edhe zyrtarisht nis edicioni i 53-ti me rradhë “Ditët e Ilindenit”.

Qendra e kulturës në Manastir është edhe organizatore e këtij festivali të parë të këtij lloji në vendin tonë, kushtuar një gamë të gjerë tematikash të filmit etnografik dhe qasjeve të autorit. Festivali do të zgjasë deri më 22 korrik, ndërsa përzgjedhës i këtij festivali të filmit është Toni Glamçevski, gazetar nga Franca.

Pas edicionit të parë të vitit të kaluar, filmat e përzgjedhur të këtij viti mbulojnë një gamë të gjerë interesash nga temat kulturore, si dhe antropologjinë sociale nga disa kontinente. Misioni i këtij festivali është të inkurajojë qasjet kërkimore dhe krijuese në filmat etnografikë, të edukojë publikun për pasurinë dhe diversitetin e traditave kulturore vendase, por edhe të ngrejë zërin e ndërgjegjes në problemet e shoqërive moderne të shkaktuara nga kujdesi i pamjaftueshëm për trashëgiminë kulturore. Hyrja në të gjitha shfaqjet do të jetë falas”, njoftojnë nga Qendra për Kulturë në Manastir.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе