Në Muzeun e Artit Bashkëkohor – Shkup sonte (8 nëntor) në orën 20:00 do të hapet ekspozita vjetore “Gjithçka që kemi të përbashkët” (Sa so si amenge jekhethane/All That We Have in Common) në partneritet me më të rëndësishmet, eventit të artit bashkëkohor – Bienalja Evropiane “Manifesti”.
Kuratorët e ekspozitës janë Mustafa Asan, Mo Diener, Mira Gaqina dhe Jovanka Popova.
Artistët, veprat e të cilëve do të ekspozohen në këtë ekspozitë janë: Delaine Le Bass (Angli), Ahmet Kadri (Maqedonia e Veriut), Sead Kazandziu (Shqipëri), Lubos Kotlar dhe Robert Gabris (Sllovaki), Roma Jam Session Art Collective – Mustafa Asan, Mo Diener, Milena Petroviç (Maqedonia e Veriut/Zvicër/Serbi), Nihad Nino Pushija (Bosnje dhe Hercegovinë/Gjermani), Andre Jeno Racsh (Gjermani), Emilia Rigova (Sllovaki), Ceija Stojka (Austri), Dan Turner (Angli) dhe Durmish Qazim (Maqedonia e Veriut).
MAB njofton se krahas ekspozitës, në kuadër të projektit është përcaktuar edhe një program paralel.
Në hapjen e ekspozitës kolektivi artistik “Roma Jam Session” do të promovojë botimin “Morfimi i etiketimit të romëve”, botuar nga oncurating.org dhe do të shfaqë një performancë pjesëmarrëse.
Më 10 nëntor, në orën 20:00, artisti Dan Turner do të mbajë një leksion në MAB, veprat e të cilit do të ekspozohen në ekspozitën e ardhshme. Titulli i leksionit është “Arti bashkëkohor rom kundër pabarazisë strukturore”,ku bashkëbisedimin me artistin do ta zhvillojë Artan Sadiku.
Ky projekt zbatohet në kuadër të Projektit “Manifesta 14 Prishtinë – Ballkani Perëndimor” dhe është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës. Ekspozita do të hapet më 20 shkurt 2023.