Në Muzeun e artit bashkëkohor, Shkup ekspozita “Akuizicionet– Donacione 2022-2023” nën udhëheqjen e Iva Dimovskit është në dispozicion të vizitorëve deri më 26 gusht.
Janë ekspozuar veprat e artistëve të njohur maqedonas dhe me famë botërore, të cilat muzeu ynë i ka marrë përmes blerjeve dhe donacioneve.
MAB- Shkup ka kohë të gjatë që zhvillon aktivitet ndërkombëtar, përmes projekteve të rëndësishme muzeore. Kjo konfirmohet nga kontributet në disa nga projektet e MAB në revistat më prestigjioze të artit në botë, Artforum, Frieze, E-flux…
Pas donacioneve të kolektivit rus “Ch’to delat”, artistit holandez Jonas Stahl dhe artistëve gjermanë Jana Dettmer dhe Monika von Eschenbach, muzeu së fundmi mori dhjetë dhurata të reja, vizatime dhe kolazhe nga artistët polakë me famë botërore Artur Zmijewski dhe Pawel Altheimer, si dhe një seri prej pesë skulpturash, donacion nga autori me famë botërore Ahmet Ogut.
Përveç donacioneve ndërkombëtare, muzeu mori edhe dhurata nga artistë maqedonas.
Kontribut të rëndësishëm në periudhën e artit në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë të shekullit të 20-të janë donacionet e 55 veprave të autorit Simon Uzunovski, të cilat janë dhënë nga trashëgimtarët e tij.
Në ekspozitë janë paraqitur vepra të autorëve maqedonas dhe të huaj që Muzeu i ka pranuar me donacion nga vetë autorët/trashëgimtarët, 82 vepra të 16 autorëve, prej të cilave 55 vepra të autorit Simon Uzunovski. Por edhe përmes blerjeve, të cilat për herë të fundit janë realizuar në vitin 2022, janë blerë vepra të dy autorëve maqedonas: Jovan Shumkovski dhe Simon Uzunovski.