Më 24 gusht nga ora 18:00 në Galerinë Friedrich7 në Dortmund të Gjermanisë do të hapet ekspozita “Reflektimi” e autorit Sllobodan Milosheski. Ekspozita do të përbëhet nga 16 vepra skulpturore të formatit të galerisë kurse publiku do të ketë mundësinë ta vizitojë ekspozitën deri më 7 shtator.
Sllobodan Millosheski ka mbajtur 34 ekspozita individuale dhe ka marrë pjesë në më shumë se 90 ekspozita grupore në vend dhe jashtë vendit. Është fitues i disa çmimeve dhe mirënjohjeve, ndër të cilat çmimi për skulpturë “Jordan Grabul” i dhënë nga Shoqata e artistëve figurativ të Maqedonisë në vitin 2012 dhe 2015 dhe të tjera. Anëtar i SHAFM-së është që nga viti 2009 ndërsa aktualisht punon si profesor inordinar në Akademinë e arteve në Universitetin Goce Dellçev në Shtip.