Më 25 dhe 26 maj në Qendrën e Kulturës „Trajko Prokopiev“- Kumanovë do të mbahet „Festivali ndërkombëtar i prozës“ i parë.
Hapja solemne është sontë (25 maj) më ora 20, në hollin e institucionit. Tema e natës së parë të festivalit është„ Letra e grave dhe Ballkani”, ndërsa të ftuara janë autoret me renome: Jordanka Beleva, Olivera Korveziroska dhe Lejla Kalamujic. Moderatore e bisedës është Frosina Kruskarovska, ndërsa mbrëmja do të pasurohet me muzikë dhe interpretim të Jovan Cvetkoviq.
Më 26 maj autorët Nikolina Andova-Shopova, Zharko Kujunxhiski, Davor Stojanovski, Lira Bojku, Aleksandar Spatov dhe Fejzi Bojku do të lexojnë fragmente sipas zgjedhjes së tyre, ndërsa moderator do të jetë shkrimtari Petar Andonovski.
Festivali ndërkombëtar i prozës realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Kumanovës.